Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Të ngeli në gojë..."/ Sherr për '700 milionë eurot', Bardhi sulmon Nikollën: Nuk je zëdhënëse e Ballës, merr urdhëra me sms

"Të ngeli në gojë..."/ Sherr për '700

Deputeti i PD, Gazmend Bardhi është përfshirë në debate të ashpra me kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla.

Kalimi me procedurë të përshpejtuar i projektligjit per Eurobondin me vlerë 700 milionë euro, ka shkaktuar reagimin e ashpër të Bardhit, i cili theksoi se opozita nuk ka dijeni në lidhje me këtë akt të Kuvendit.

Ai hodhi akuza se kryeparlamentarja Nikolla, merr urdhëra me SMS nga Taulant Balla.

“Nuk je zëdhënëse e Taulant Ballës, që merr urdhëra me sms”, tha Bardhi, ndërsa Nikolla u shpreh se ka zbatuar proceduarën.

Në këtë debat, ku u përmend edhe emri i tij, nuk kishte si të mungonte as reagimi i Taulant Ballës.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Duhet t’i qëndroni rregullores. Fjala për procedurë jepet menjëherë. Pika e dytë ishin njoftimet.  Pasi ka nisur seanca plenare nuk mund të shtohet pika në rendin e ditës se kështu i teket Edi Ramës apo qoftë dhe ju zonja Kryetare. Nuk mund të shtoni një çështje, se kjo është shkelje flagrante e rregullores. Ju e hidhni në votim. A ja keni shpërndarë deputetevë projektvendimin? Ky është kuvendi i Shqipërisë dhe ju nuk mund të na trajtoni ne sikur na keni në xhep. Ku e ke vendimin?

Nikolla: Është hedhur në sistem.

Bardhi: Jo nuk është hedhur në sistem.

Nikolla: Është në sistem sipas procedurave të përshpejtuara.

Bardhi: Kjo kërkesë nuk ka qenë e depozituar. Nuk mund të shtoni gjëra dhe të ftoni për votim. Anuloni votimin. Paraqitni kërkesën e ardhur nga këshilli i ministrave. Ta shqyrtojmë dhe ta votojmë. Parlamenti të funksionojë me rregullore, jo me urdhërat e Taulant Ballës, nuk je zëdhënësja e Taulant Ballës. Unë e kam besuar atë zotim që keni bërë, por dita ditës po e shkelni.

Balla: Të ngeli në gojë emrrim. Çfarë ke mor zotëri? Hiqe nga goja emrin tim. S’ka të bëjë me mua fare. E di që e keni inatin me zotin Bode, por ka qenë ministër i mirë financash.

Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore