Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Të moshuarat e vetmuara në Palasë në lot në sy: Na grabisin dhe përdhunojnë

Të moshuarat e vetmuara në Palasë në lot në sy: Na

Prej 10 ditësh të moshuarit në fshatin Palasë po terrorizohen nga hajdutët.

Në shtëpitë e tyre grabitet ditë e natë dhe madje u kërcënohet edhe jeta. Disa muaj më parë ata tregojnë se një prej të moshuarave është dhunuar seksualisht. Hajdutët hyjnë në shtëpi të veshur si punëtore të ujësjellësit.

“Ndihemi të frikësuar të jetojmë në shtëpitë tona”-shprehen me lot në sy banoret, të mbledhur bashkë në lokalin e fshatit.

Hajdutët vjedhin paratë e pensionit e çfarë të gjejnë si psh: pashaporta/karta Identiteti apo veshje.

Fshati Palasë është fshat bregdetar kryesisht me banorë të moshës së tretë.

Sezoni veror e bën këtë fshat më të populluar e mesa duket mbyllja e tij pasohet nga vjedhje në shtëpitë e të moshuarve që përbëjnë shumicën e banorëve.

Edhe pse hetimet vazhdojnë askush nuk është vënë në pranga.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore