Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Të lutem amanet mamin e babin”, zbardhen mesazhet e fundit të ish-policit që vrau kolegun në Komisariat

“Të lutem amanet mamin e babin”, zbardhen mesazhet e fundit

Në maj të këtij viti ish-efektivi i Komisariatit nr.3 Ludjan Zaimi vrau kolegun e tij të punës Çaush Saliasi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e Komisariatit nr.3 dhe Zaimi akuzohet për "vrasje me dashje e punonjësit të Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj". Pas ekspertizave të kryera u arrit në përfundmin se ish-efektivi nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe pritet të marrë jo më pak se tridhjetë vjet dënim ose me burgim të përjetshëm.

Sipas Prokurorisë, para se të kryente krimin e rëndë, Ludjan Zaimi i ka shkruar dikujt një mesazh me përmbajtje:


Do t’ju shkruaj në darkë diçka. Paçim tani… Elio, Eris, Faik, ju lë amanet babin dhe mamin, nëse do të kem mundësi do t’ju ndihmoj. Kur them amanet, duhet ta mbani amanetin. Eljo ose Eris, njëri nga ju, le të bëhet djali i shtëpisë time. Të lutem.

Përveç kësaj Zaimi i ka shkruar edhe një mesazh tjetër shtetasit me iniciale D.C, të cilit i lë amanet personin e afërm të quajtur “D”.

Ish-efektivi i policisë ka vrarë kolegun e tij të punës për shkak të marrëdhënieve gjatë ushtrimit të detyrës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore