
Të kujt janë 404 mijë € në shtëpinë e Dobit? Avokati i pastrueses: Nëse del send pa zot, do i kalojnë...
Artan Gjermeni, avokati i Rozeta dhe Havier Dobi konfirmoi se për 404 mijë eurot e gjetura në banesën e klientëve të tij nuk ka ende asnjë denoncim.
Ai theksoi se hetimi do të tregojë se sa para i janë vjedhur zyrtares Alda Klosi.
“Sot kam kërkuar nga organi i akuzës objektin e gjykimi, është për 120 mijë euro apo për shumën totale? Sot organi i akuzës ishte konfuz. Objekti i sotëm duhet të ishte vetëm mbi kallëzim e viktimës Alda Klosi, për diferencë do jetë hetimi i mëvonshëm që do të përcaktojë. Klosi ka pretenduar për shumën 120 mijë euro.
Hetimi do të provojë që pretendimi i Klosit është i saktë, pra 404 mijë euro dhe bizhuteri që nuk e dimë ende çfarë vlere kanë do të konstatohet se kujt i përket kjo shumë. Mund të ketë persona që pretendojnë se është e tyre, mund të mos dalë asnjë denoncues; nëse del send pa zot, do t’i kalojnë shtetit”, shpjegoi avokati.
Në dosje thuhet se kjo shumë e madhe dyshohet të jetë vjedhur në banesa të tjera ku Rozeta ka punuar si pastruese, por organi akuzës mesa duket nuk ka kallëzues e për rrjedhojë viktimë të vjedhjeve.
Nga ana tjetër, Alda Klosi e cila rezulton punonjëse e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka deklaruar se shuma që i është vjedhur është rreth 120 mijë euro bashkë me bizhu të shtrenjta, por edhe një orë ‘Maserati’ dhe çanta e portofola ‘Valentino’.









Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Anulimi i marrëveshjes së patentave/ Autoriteti i konkurrencës: Tregu do mbahet në monitorim për 1 vit

Gratë që agjërojnë/ Besimtarja e cila mban Ramazan që nga mosha 12 vjeçare

DËNIM MAKSIMAL për shoferët që përfitojnë nga Ambulanca në emergjencë/ Ja çfarë paralajmëron Policia
Aktualitet




