Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Të dua jeta ime!”/ Zbardhen bisedat ditën e fundit të jetës së Martin Çeços në FB: Tina Pajollari është bërë gruaja e…

“Të dua jeta ime!”/ Zbardhen bisedat ditën e fundit

Pak muaj pas vrasjes së tij, profilet e Facebook-ut të Martin Çeços janë hapur dhe janë zbuluar bisedat që ai ka bërë me persona të ndryshëm.

Kujtojmë se 26-vjeçarit që u gjet i vrarë në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit mbrëmjen e 12 qershorit 2022, teksa hetimet për këtë ngjarje nuk janë zbardhur akoma.

Mediat kanë mundur të rikuperojnë numrin e telefonit që ka përdorur Martin Çeço, teksa ishte një proces i gjatë për shkak se fillimisht nuk dihej se në pronësi të kujt ishte numri edhe për shkak se babai nuk e mbante mend.

Më pas një proces i rikonfigurimit të sistemit të operimit të kompanisë telefonike vështirësoi akoma më shumë punën. Por në fund kompania telefonike pranoi kërkesën e familjarëve të Martinit për rikthimin aktiv të numrit të Martin Çeços.

Falë rikthimit aktiv të këtij numri, janë hapur adresat e Facebook-ut që ka përdorur Martin Çeço, e veçanërisht dy prej adresave ku ai kishte qenë aktiv ditët dhe orët e fundit të jetës së tij. I gjithë procesi është regjistruar dhe dokumentuar, ndërsa çdo e dhënë nga këto adresa, me kërkesën e familjarëve të viktimës është ruajtur e plotë.

Bazuar në shqyrtimin e bisedave të Martin Çeços në Facebook, që në mëngjes e deri në orët e mbrëmjes të datës 12 Qershor 2022, Martin Çeço ka qenë i shqetësuar dhe në gjendje të rënduar emocionale.

Atij i ishte premtuar nga dikush se Tina Pajollari ishte bërë tashmë gruaja e tij dhe se kishte pranuar të lidhej e martohej me të. Teksa shihen dhe mesazhe ku Çeço i ka shprehur ndjenjat kësaj të fundit, teksa ndër të tjera i thotë "të dua jeta ime".

Gjatë asaj dite, Martin Çeço kishte zhvilluar biseda dhe komunikime me persona të ndryshëm gjatë asaj dite.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore