Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Të dashur Fatmira dhe Azem…”, Berisha në Qytet Studenti: Lëvizja e dhjetorit me idealet më të pastra

“Të dashur Fatmira dhe Azem…”, Berisha në Qytet

Ish-kryeministri Sali Beriash sëbashku me mbështetësit e tij është duke mbajtur një cereomi në nderim të Ditës së Rinisë në Qytet Studenti.

Berisha e ka hapur fjalën duke përshëndetur Fatmirën bashkwshorten e Azem Hajdarit  dhe Azemin, djalin e vogël të familjes Hajdari të cilët ishin të pranishëm në këtë ceromi.

"Të dashur Fatmira dhe Azem, të dashur të pranishëm dhe anëtarë të grupimit të dhjetorit 90', ish-studente dhe ish- student të atyre ditëve në të cilat rinia studentore e universitetit të Tiranës të udhëhequr nga prijësi i saj Azem Hajdari ndau historinë dhe epokat, shkallmoj dyert e mbyllura të lirisë për shqipërinë dhe shqiptarët.

Ne mblidhemi sot ku dhe filloj revolucioni paqësor me i madh në historinë e kombit që do të sillte vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe përmbysjen e diktaturës së eger staliniste të Enver Hoxhës. Në këtë kontekst ata që nisën këtë revolucion, Azem Hajdari që i priu me guxim të jashtëzakonshëm firmosën në historinë e kombit një nga faqet më të ndritura të histroisë së tij.

Lëvizja e dhjetorit 90’ ishte lëvizja e idealeve më të pastra e amëshuar e dhjetra mijëra shqiptare që kishin sakrifikuar jetën dhe rinitë e tyre.

Sakrifica e tyre ishte mishëruar në idealet e lëvizjes studentore."- tha Berisha./Gazeta Shqip

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore