
Taulant Balla në dosjen e Çapjave? Ja çfarë thotë Damian Gjiknuri
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri nuk ka preferuar të japë një koment në lidhje me akuzat e Opozitës së kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dalë në përgjime me të arrestuarin Ardian Çapja, biseda që sipas PD-së janë asgjësuar.
Nga Elbasani, Gjiknuri tha se në lidhje me akuzat në fjalë, duhet të përgjigjet vetë Balla dhe pse shtoi se këto janë aludime të Opozitës. Numri dy i PS-së tha se selia rozë bazohet tek vullneti i njerëzve dhe nuk njolloset nga akuzat që mund të bëhen nga media apo qarqe të caktuara.
“Janë pyetje që duhet t'ja bëni personi konkret. Partia Socialiste është një parti e fortë. Nuk dua të merrem me deklaratat e mediave, nuk di vërtetësinë e tyre, PS është një parti e fortë, bazohet te vullneti i njerëzve dhe nuk njolloset nga akuzat që mund të bëhen nga media apo qarqe të caktuara,"- tha Gjiknuri ndër të tjera.
Akuzat ndaj Ballës erdhën pasi vetë Ardian Çapja, një nga emrat më me ndikim në qytetin e Elbasanit, deklaroi se vrasja e avokatit të tij, Ravik Gurra do të zbulonte implikimin e një politikani të rëndësishëm. Ai tha se pasi në Elbasan u vranë Agron Çapja, Enver Sinakoli, Eno Bedalli dhe u plagosën 7 të tjerë, hetimet hapën një dosje përgjimesh në të cilat u zbulua edhe një numër telefoni.
Në vendimin e datës 17 shkurt 2016, gjykata e Elbasanit nuk arrin të saktësojë nëse është ose jo Balla, duke iu referuar vetëm me numër telefoni, por që sipas Çapjas, emri i personit në fjalë është Taulant! Ardian Çapja tha në gjykatë se përgjimet e njeriut Taulant, janë zhdukur dhe asgjësuar. Akuza u përforcua nga Berisha që deklaroi në Kuvend se këtë rol e luajti prokurori i çështjes që u ngrit sipas tij në detyrë.


Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >




Aksident në aksin Krahës-Mallakastër, plagosen tre persona
Historia e plotë >

Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet


Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >

