Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Tapë me alkool në autobusin e linjës së Laprakës, arrestohet shoferi 57-vjeçar

Tapë me alkool në autobusin e linjës së Laprakës,

Një 57-vjeçar i identifikuar si Gazmir Topuzi është arrestuar nga policia e Tiranës pasi drejtonte autobusin e linjës së Laprakës në gjendje të dehur.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës vijojnë kontrollet me shërbime të shtuara në terren dhe me mjete inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia njofton se po bëhen kontrolle të përditshme, edhe ndaj drejtuesve të automjeteve të transportit publik, për shkak të rëndësisë që paraqet ky sektor.

Arrestimi i 57-vjeçarit vjen pak kohë pas aksidentit të rëndë të linjës së autobusit të Unazës në mes të Tiranës, ku shkaktoi përplasjen zinxhir të 9 mjeteve të tjera por fatmirësisht nuk pati viktima, vetëm dëme materiale.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore