Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Takimi me “dyer të mbyllura” me qeverinë, BE për aministinë fiskale: Kemi shqetësime serioze për ...

Takimi me “dyer të mbyllura” me qeverinë, BE për

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim me ambasadorët e huaj në lidhje me amnistinë fiskale.

Sipas përgjigjes së marrë nga përfaqësuesit e huaj, mësohet se Bashkimi Europian ka ende shqetësime serioze për draftin aktual të amnistisë fiskale dhe se do të vijojnë konsultimet me qeverinë.

“Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me strukturat përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion”, theksoi zyra e BE-së.

Kryeministri Edi Rama ftoi në një takim mëngjesin e sotëm ambasadorët e akredituar në vendin tonë, ku do të diskutonte për amnistinë fiskale, por në momentin e fundit vendosi që të mos jetë i pranishëm.

Në takimin informal, të zhvilluar në kryeqytet, morën pjesë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Takimi nisi në orën 09:00 dhe zgjati për rreth 60 minuta, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore