Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Takimi me Biden/ Reagon Boris Johnson: SHBA dhe Britania e Madhe kanë një marrëdhënie të pashkatërrueshme

Takimi me Biden/ Reagon Boris Johnson: SHBA dhe Britania e Madhe kanë

“Aleanca midis SHBA dhe Britanisë së Madhe njihet si marrëdhënie e pashkatërrueshme”. Kështu është shprehur për BBC, kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili, një ditë më parë u takua me Presidentin e SHBA, Joe Biden.

Në prononcimin për median e njohur, Johnson ka thënë se biseda me Biden ka qenë e frytshme. Johsnon këmbëngul që marrëdhëniet SHBA-Britani nuk janë cënuar, edhe pas tensionet e Brexit në Irlandën e Veriut. Në takimin që zhvilloi me Biden, kryeministri Boris Jonhson, siguroi, se Britania e Madhe është e gatshme t’i dhurojë vendeve të varfra më shumë se 100 milionë vaksina, ndërsa Biden, premtoi gjysmë miliardë doza të vaksinave Pfizer, për 92 vendet me të ardhura të ulëta e të mesme.

Kombet e G7 pritet të bien dakord kolektivisht për të siguruar një miliard doza të vaksinës COVID-19 në një përpjekje për t’i dhënë fund pandemisë në vitin 2022, shkruan BBC.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore