
Surpriza e motit për ditën e sotme! Mes BORËS dhe ACARIT, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat
Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të PARAQITET në mbizotërimin e masave të ftohta verilindore duke bere që herë pas here të ketë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje dëbore, më të dukshme reshjet e dëbores do të jenë në verilindje dhe juglindje të territorit KU qarku i Korçës do të zbardhet nga dëbora.
Për sa përket, bregdetit dhe pjesërisht zona e ulët do të kenë shira të dobët dhe afat-shkurtër. Pritet që dëbora të zbresë edhe në disa zona të ulëta; Krujë, Elbasan, berat e shumë zona malore në jug të vendit.
Temperaturat e ajrit do të BIEN sërish në mëngjes, POR MBETEN knstante në mesditë duke u luhatur nga -6°C deri në 11°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Ftohtë dhe ngrica në republikën e kosovës; Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë me reshje të dendura dëbore dhe temperatura ekstremisht të ulëta POR gjatë orëvë të pasdites pritet përmirësim i përkohëshëm i motit duke sjellë intervale të shkurtra me kthjellime POR serish ngricat dhe lagështira e lartë në ajër do të bëjë që ftohti të ndjehet edhe më shumë. Temperaturat e ajrit në kosovë do të zbresin deri ne -7°C dhe maksimalet do te ngjiten jo më shumë se 4°C.
Maqedonia e Veriut
Presioni i ulët atmosferik do të karakterizojë kushtet e motit në republiken e MV, për pasojë vranësira dhe reshje dëbore do të ketë gjatë orëve të paradites POR me intensitet të ulët. Pas-mesdite dhe ne vijim, priten herë pas here kthjellime të përkohëshme. Gjatë natës sërisht vranësirat do të gjenerojnë momente me flokë dëbore. Temperaturat e ulëta do të jenë prezente gjatë gjithë ditës KU minimalet regjistrohen deri në -6°C dhe maksimalet jo më shumë se 5°C.
Rajoni dhe Europa
Gadishulli i Ballkanit, Ishujt britanikë dhe pjesërisht Qendra e kontinentit do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët POR i ftohtë të jetë dominant përgjatë gjithë 24 –orëshit. POR do të vijojë me vranësira, reshje dëbore dhe ngrica i gjithë gadishulli i Ballkanit; si pasojë e masave të ftohta me origjinë verilindore. Po ashtu, me reshje të dendura dëbore dhe temperatura ekstremisht të ulëta MBETET situata meteorologjike në Europën Lindore dhe vendet Nordike.









As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit/ Dosja që tregon pagesat nga kompanitë...
Historia e plotë >
Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
KUJDES! Fundjava ka surpriza nëse keni plane/ Publikohet TABELA

Shembet muri mbrojtës tek ‘Uji i Ftohtë’, rruga bllokohet nga gurët, kalohet vetëm me një korsi

Ligji i ri për punësimin në Gjermani, eksperti tregon kriteret që duhet të plotësoni dhe...
Aktualitet




