Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Supermani biseksual! Pastori Akil Pano: Tani burrat me fustan do luajnë rolin e zanës, po me Borëbardhën...

Supermani biseksual! Pastori Akil Pano: Tani burrat me fustan do luajnë

Së fundmi në mediet e huaja ka qarkulluar një foto, konkretisht kopertinë e një reviste për filma të animuar që ka ngjallur debate të forta mes konservatorëve dhe grupet e komunitetit LGBTQI.

Në versionin më të fundit të Superman, Jon Kent, djali i superheroit legjendar Clark Kent, paraqitet si biseksual. Pastor, Akil Pano shprehte i shqetësuar për trendin që paraqet heronjtë e animuar me prirje të ndryshme seksuale.

“I kemi futur fëmijët në një botë kaotike spirtuale”, tha Akil Pano në studion e një emisioni televiziv, Pastori  tha se po lëkundet bazat e fëmijëve dhe se po përmbysen modelet e shoqërisë, me të cilat ishim edukuar deri më tani.

“Është një pushtet i jashtëzakonshëm që media e ka në dorë. Duan të depërtojnë me një çelës të padukshëm në botën intime të një njomëzaku për të ndërtuar modele te reja dashurie, mbi perceptimin  e jetës. Mashkulli ta vë në dyshim identitetin e tij seksual,  prit se ndoshta nuk je mashkull,” tha Pano.

Me ton ironizues ai tha se me këto ndryshime që po bëhën madje dhe roli i zanës në përralla ka për të ndryshuar.

“Nga gjyshja që kishte  atë modelin e zanës, tani do të jenë burra me një fustan që do të luajnë rolin e zanës. Tani nuk e di sa çfarë do të ndodhë me Borëbardhën dhe xhuxhat e saj”, u shpreh pastor Pano.

Akil Pan shprehet dyshues ndaj trendit të  fundit për personazhet e filmave të animuar. Ai thotë se prindërit duhet të kenë shumë kujdes se si edukojnë dhe se çfarë u ekspozojnë fëmijëve.

“Bota e dëshirave është ajo që na furnizon. Deri në 5 vjeç është furnizuar 85% e identitetit të fëmijës. Është problem sepse mbi perceptimin e gabuar të ashtuquajtur barazi gjinore mamaja sot nuk ka më kohë të merret me fëmijën. Kush do ta edukojë fëmijën,  do ta edukojë shkolla, I-pad apo telefoni?  Pra prindër kujdes me fëmijët”, tha Pano./Ora

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore