
Stuhia “Filomena” mbërrin në Ballkan/ Paralajmërimi i sinoptikanes: E gjithë Shqipëria, e ngrirë në fundjavë
Stuhia “Filomena” që mbuloi një pjesë të Spanjës me dëborë po i drejtohet Ballkanit. Udhëtimet rrugore, hekurudhore dhe ajrore u ndërprerë, ndërsa autoritetet thanë se Spanja po përballej me “stuhinë më të fortë në 50 vitet e fundit”.
Madridi, një nga zonat më të prekura, ka parë deri në 20 cm dëborë. Më në jug stuhia bëri që lumenjtë të shpërthenin brigjet e tyre. Në të gjithë Spanjën pati të paktën 7 të vdekur.
Ditët e acarit në të vërtetë nisin nga sot në vendin tonë. E ftuar në “Wake Up”, sinoptikania Lajda Porja tregoi si pritet të jetë moti në ditët në vijim.
“Në shumë vende të botës po shohim fenomenet ekstreme që janë më të shpeshta dhe kanë një shkallë egërsie më të lartë.
Stuhia parashikohet që të vijë që sot rreth vendeve të Ballkanit dhe Shqipërisë, në fakt nuk është se presim të kemi sasi të konsiderueshme te reshjeve të dëborës, kryesisht do ketë mot të kthjellët.
E gjithë kryefjala e këtyre ditëve do jenë vlerat termike, të cilat do sjellin temperatura ekstremisht të ulëta. Parashikohet që të zbresë termometri edhe minus 13 në zonat malore dhe kryesisht do të jetë pak më shumë e prekur zona verilindore edhe zonat e thella ku do shënojë termometri minus 13. Pritet që e premtja dhe fundjava, e gjithë Shqipëria të jetë e ngrirë”, bëri të ditur sinoptikania Porja.





Automjeti përplas efektiven e policisë në Tiranë
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Ndryshon ligji, invalidët e marrin pensionin edhe nëse punësohen

Vëzhgimi/ Mishi shitet pa etiketë, produkti i pasigurt, sepse s’ka datë skadimi dhe origjinën

Shkenca jep lajmin e mirë: Po vjen “supervaksina” që lufton koronavirusin dhe gripin, ja kur do jetë gati
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
