Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Strumbullari është vetëm...”/ Ish-ministri për hetimet mbi “Gërdecin”: Ja pse u bë shënimi “Për Shkëlzen Berishën”

“Strumbullari është vetëm...”/ Ish-ministri për

Ish-ministri i Drejtësisë së qeverisë Berisha, Aldo Bumçi ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”, në Top News” ku ka folur në lidhje me marrjen në pyetje nga SPAK, në lidhje me hetimet për tragjedinë e Gërdecit.

Bumçi u morr në pyetje në lidhje me shkresën e gjetur në zyrën e tij, e cila kishte një shënim, ku thuhej se duhet t’i jepej djalit të ish-kryeministrit  Sali Berisha, Shkëlzen Berishës, ndërsa sot ai ka treguar versionin e tij për këtë ngjarje.

“Çështja rrotullohet rreth një gjëje. Ka në thelb vendimin e qeverisë për demontimin e armëve, një gjë teknike që ndodh në tërë këto vite dhe që do vazhdojë të ndodhë. Në cep të një faksi shkruhej “Për Shkëlzen Berishën”.  Me këtë u bë zhurmë për të implikuar ish-kryeministrin Berisha me emrin e të birit. Çdo njeri e shikon se kjo shkresë nuk qëndron për 3 fakte: Ministria e Drejtësisë i kishte bërë qëndrimi ne vete Ministrisë së Brendshme opinionin e saj. Ishte një çështje e rishikuar. Opinioni ynë ishte që nuk kishim më vërejtje sepse i kishim parashikuar më herët. Ditë më vonë del ky faks, kur tashmë Ministria e kishte qëndrimin tonë. Ky faks pra nuk ishte i nevojshëm sepse ishte përsëritje e këtij informacioni pra ka qenë pa vlerë.

E dyta, shënimi thotë për “Shkëlzen Berishën”/ Pse kisha unë nevojë të komunikoja me Berishën nëpërmjet një faksi nga zyra e Ministrisë? Unë po të doja të komunikoja, flisja me telefon e me mjete të tjera. Faksi as ka punuar dhe as punon atje. E treta, çdo ministër lë shënimet e veta në shkresa për vartësit. Ai shënim nuk ka lidhje me shkrimin tim. 14 vjet më parë unë kam bërë reagimin tim. E kam marrë vesh këtë shënim nga mediat opozitare të asaj kohe. Unë në atë kohë bëra një kallëzim për të verifikuar shkrimin. Sa kohë i duhej prokurorisë për verifikimin? Një ekspert për pak minuta mund ta dallojë. Pse nuk është verifikuar 14 vjet më parë? Kjo është pyetja që kam ngritur.”- tha Bumçi.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore