Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Strategjia kundër koronavirusit, eksperti tregon se ku u gabua: Zgjatja e karantinës shkaktoi dy dëme të mëdha

Strategjia kundër koronavirusit, eksperti tregon se ku u gabua: Zgjatja e

Mjeku Erion Dasho deklaroi në A2 se publiku ka humbur besimin te Komiteti i Ekspertëve dhe për këtë arsye ka një shtim të rasteve ditore me koronavirus në vendin tonë.

“Kur ky komitet na rekomandoi të izoloheshim, u izoluam. Por, karantina u tejzgjat dhe ajo periudhë nuk u përdor për të ndërtuar strategji efikase. Kur shikon se si spitali bëhet vatër infeksioni, publiku e merr si mesazh “bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”. Kur spitali dhe administrata nuk marrin masa, publiku merr mesazhin e gabuar”, tha Dasho.

Sipas tij, strategjia që u ndoq nga Shqipëria ishte e gabuar: “Mbyllja nuk është kurrë strategji e mirë. Ajo e parandalon përhapjen e virusit, por shkakton dëm në shëndetin mendor dhe ekonomi. Mbyllja justifikohet 2-3 javët e para, kur virusi sapo hyn, ndërkohë që riorientohet shërbimi shëndetësor, përgatiten bizneset që të operojnë në mënyrë të sigurt, punëdhënësit kalojnë aktivitetin nga zyra në shtëpi. Këtë bënë vendet e suksesshme, ndërsa ne patëm një karantinë të tejzgjatur, shumë të rreptë dhe mbi të gjitha me masa të çuditshme: një herë dilnin gratë me fëmijët deri 10 vjeç, një herë gratë me fëmijët deri 14 vjeç e kështu me radhë”.

Mjeku theksoi se “strukturat shtetërore e kanë lënë në mëshirë të virusit popullatën, për këtë arsye njerëzit duhet të marrin vetë masat: të mbajnë maskë në ambiente të mbyllura dhe të respektojnë distancimin social në ambiente të hapura”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore