Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Stërvitja ushtarake, Yuri Kim: Nuk u zgjodh rastësisht Shqipëria, nuk i harrojmë kurrë sakrificat tuaja

Stërvitja ushtarake, Yuri Kim: Nuk u zgjodh rastësisht Shqipëria,

Nisja e stërvitjes ushtarake “Defender 2021” u përshëndet dhe nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Diplomatja amerikane në Tiranë falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë gjithmonë SHBA dhe NATO në misionet e saj dhe u shpreh se vendi ynë nuk është zgjedhur rastësisht për mbajtjen e stërvitjeve të tilla ushtarake.

“Çfarë dite të lavdishme kemi para nesh. Përshëndes FA dhe ministrinë e mbrojtjes për organizimin e kësaj ceremonie. Ky është një raste i rrallë kur 3 gjeneralë me 4 yjë grumbullohen në të njëjtën kohë. Roli drejtues i Shqipërisë në këtë stërvitje është domethënës dhe roli i saj në aleancë vetëm rritet. Shqipëria është mikpritëse e të tilla aktiviteteve më shumë se çdo vend tjetër në rajon dhe kjo gjë nuk është rastësore. Shqiptarët kanë luftuar krah më krah me ne në misionet e aleancës. Kurrë nuk do t’i harrojmë këto sakrifica dhe do të jemi mirënjohës.

E njohim trimërinë tuaj dhe jemi të nderuar t’ju quajmë aleatë. Shqipëria ofron një bazë të rëndësishme që i jep mundësi NATO t’i japë përgjigje emergjencave shpejt dhe në mënyrë efektive. Përgëzojmë vullnetin e Shqipërisë për të marrë përgjegjësi. Keni qenë të zëshëm në mbështetjen tuaj për SHBA. Kjo stërvitje në Shqipëri është historike në vetvete”, tha ambasadorja Juri Kim.

Në mbyllje, ambasadorja foli shqip dhe tha se “Do të punojmë krah për krah”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore