Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Stërvitja ushtarake/ Meta: Shqipëria do ta justifikojë deri në fund besimin e madh të NATO-s

Stërvitja ushtarake/ Meta: Shqipëria do ta justifikojë deri

Në ceremoninë e nisjes së stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21”, presidenti Ilir Meta falënderoi Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për rolin që i është caktuar Shqipërisë.

“Si vend anëtar i NATO-s, ndihet shumë e vlerësuar për faktin që i është besuar roli mikpritës dhe jam i bindur që forcat tona do ta justifikojnë plotësisht”, tha Meta.

Duke e konsideruar këtë stërvitje si një ngjarje të madhe historike, presidenti tha se ky është një rast i shkëlqyer për të njohur më mirë mjedisin rajonal. Ai shtoi gjithashtu se pjesëmarrësit do të mbeten të befasuar nga mikpritja më mbresëlënëse e shqiptarëve.

"I është besuar kjo përgjegjësi madhore vendit tonë, besim që vendi ynë dhe forcat tona të armatosura do ta justifikojnë të plotë. NATO-ja është aleanca më e madhe e lirë në botë. Rreth 1000 trupat tona do të jenë aktive në këtë stërvitje.

Si President dhe Komandant i Forcave të Armatosura jam i bindur se do të respektohen të gjithë rregullat që lidhen me sigurinë e trupave dhe mbarëvajtjen e kësaj stërvitje.  Miqësia e fortë e 2 kombeve tona është shumë më e hershme sesa ekzistenca e shtetit shqiptar", ka thënë ndër të tjera Meta.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore