Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Mesazh për despotët"/ Stërvitja ushtarake, Basha merr meritat: Jam krenar, futa Shqipërinë në NATO

"Mesazh për despotët"/ Stërvitja ushtarake, Basha merr

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar stërvitjen ushtarake që po zhvillohet nga forcat e SHBA dhe NATO-s në Shqipëri.

Lideri i PD tha se kjo është mundësuar edhe falë tij, si ministër, duke kujtuar kështu futjen e Shqipërisë në BE.

Basha tha se stërvitja e sotme le të jetë mesazh për despotët e Ballkanit.

“Falenderoj forcat e NATO-s dhe SHBA për ushtrimin historik. Kam krenarinë e veçantë dhe privilegjin që t’i uroj mirësjeardhjen këtij ushtrimi të paprecedentë të NATOS që nga përfundimi i luftës së dytë botërore. Shpreh krenarinë legjitime që qeverisja jonë dhe unë si ministër i Jashtëm, mundësuam atë që dukej si ëndërr e pamundur, futjen e Shqipërisë në aleancën më t¡ fuqishme politike dhe ushtarake të botës. I uroj mirësardhjen FA-ve, ndonëse që të në kushte të vështira prej neglizhencën, ta mbajnë lart krenarinë e kombit tonë. Do t’i tregojë rivalëve potencialë se aleanca është e gatshme të përballet me agresion. Vlerat të cilave u bashkohemi janë të pacënueshme.

Le të jetë ky një mesazh i qartë për këdo që do të kthejë Ballkanin në fuqi baruti. Le të jetë ky një mesazh i fortë edhe për despotët e Ballkanit. NATO nuk është një aleancë ushtarako-politike por politiko-ushtarake në bazë të cilin qëndron respektimi ligjit dhe demokracia e zgjedhjet e lira”, tha Basha.

Lideri i PD nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar në Durrës./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore