Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Spiropali në emër të qeverisë: Opozita jonë më e madhe jemi vetë, kemi një kryeministër durimtar!

Spiropali në emër të qeverisë: Opozita jonë më e

Në 30-vjetorin e FRESSH, Partia Socialiste po mban një event në ambientet e Amfiteatrit të Liqenit të Tiranës, ku fjalën hapëse e ka mbajtur Elisa Spiropali.

Në fjalën e saj para të rinjve Spiropali është treguar si gjithmonë dorëlëshuar me fjalët e mirë kundrejt kryeministrit Rama.

Ajo është shprehur ndër të tjera anëtarët e kësaj partie nuk e vendosin asnjherë PS para Shqipërisë, teksa opozita më e madhe janë këta vetë.

"Jemi krenar që nuk jemi si ata, ne nuk i kalojmë caqet e komunikimit, ne nuk fyejmë, nuk ofendojmë, nuk godasim me çfarë të na vijë për dorë, ne armë kemi forcën e argumentit, ne nuk e vëmë partinë mbi Shqipërinë.

Opozita e vërtetë e jona nuk janë ata merjanë, por jeni ju të rinjtë. PS ka fituar garën me kundërshtarët, por kemi humbur garën me ambicien tonë. Gara jonë është vetëm me ëndrrën tuaj, opozita jonë jeni ju, dhe kryeminsitri Edi Rama. Më krenari por edhe më kritiku. Ne jemi opozita e vetes, është misioni ynë që të thërrasim rreth vetes çdo shqiptar, që më shumë se flamurin e partisë duan flamurin e Shqipërisë.

Ne do t’ja shtrijmë dorën çdo qytetari, askush nuk duhet ta ndjejë veten të përjashtuar nga proceset politike dhe ekonomike të këtij vendi. Ne duhet të punojmë për ëndrrën tuaj. Ne kemi një kryeministër durimtarë. Politika është arena e ëndrrave dhe vizionit, vullnetit të përbashkët për të ndryshuar vendin tonë."- tha Spiropali. /Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore