Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Spartak Braho plas "bombën" në Zona Zero: Një deputet me këto iniciale rrezikon të vritet nesër në protestën e PD, të ruhet

Spartak Braho plas "bombën" në Zona Zero: Një deputet

Ish-deputeti Spartak Braho në studion e Zona Zero ne Top News ka paralajmëruar se nesër me datën 8 janar do të ketë dhunë dhe madje ka shkuar edhe më tej, duke bërë të ditur se sipas informacioneve që ka do të vritet një deputet i PD-së.

"Mos keni asnjë iluzion që nuk do të ketë dhunë, Berisha ka ardhur nga dhuna, ka jetuar me dhunën, e do ta mbyllë se ku e di ai, po përsëri me dhunë.  Në historinë e tij ka vetëm dhunë. Është dhuna e ushtruar mbi të përndjekurit politik, në zgjedhjet '96-ës, grushti i shtetit në '98-ën, pra ky njeri është mësuar me dhunën. Unë kam thënë se PD është deshtament i lindur nga dhuna, ka taborrin e vet të dhunës, është ushqyer nga teoria e Berishës se me anë të dhunës mund të arrihet gjithçka", tha Braho.

Ish-deputeti socialist deklaroi se mund të ketë skenare vrasje, që mund të përfshijnë edhe një deputet, ndërsa dha inicialet e parlamentarit demokrat që mund të jetë viktimë.

"Mos të keni iluzion se nuk do të ketë dhunë. Do të ketë nga këta që edhe nuk përmbahen, nga të dhënat që kam unë mund të ketë edhe vrasje. Një personalitet deputet, me inicialet..., rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. Deputeti me inicialet E.A, të ruhet, këtë këshillë ia jap të ruhet nesër. Janë situata që dalin nga kontrolli, edhe ai nuk e ka problem se e thotë si me Azem Hajdarin që nuk e vrava unë, por Izet Haxhia", tha Braho.

I pyetur se ku ka i ka marrë këto informacione, Braho nuk dha detaje, por paralajmëroi deputetin që të ruajë krahët.

"Mos kenë iluzione, ore do të kenë dhunë, ata që do të rrethojnë Sali Beirshën nuk mbahen, do të ketë dhunë, nuk mbahen ata, i ka karikuar njerëzit, në këtë kontekst unë parashikoj që do të ketë viktima. Nga burimet e mia unë parashikoj që një E.A do të ketë një goditje pas shpine", theksoi Braho.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore