
“SPAK të flasë tani!”/ Alibeaj: Rama fliste për rubla ruse, por paskan qenë dollarët amerikanë që…
Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka folur jashtë sallës së Kuvendit.
Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama akuzonte PD-në për rubla ruse, por është ai që ka korruptuar zyrtarin e lartë të FBI. Alibeaj i kërkoi SPAK të regjistrojë hetimin e të flasë mbi këtë çështje.
“I kapur në flagrancë nga drejtësia amerikane me dokumente të shkruara. Po të gërmosh kupton që është më i gjerë. E di që oligarku rus ka marrë edhe titullin e Investitor strategjik në 2 investime në Shqipëri në Shushicë dhe fushat e eksplorimit të naftës në Fier. Sot duhet të ishte momenti kur Rama të fliste.
Vetëm kur je i pandehur ke të drejtë të heshtur. Mbase në subkoshiencën e tij ndjehet i tillë por ka detyrim ti përgjigjet shqiptarëve dhe ne se ka hedhur baltë për rublat ruse por paska enë ky me dollarë amerikanë që synimin e vetëm paska diskriminimin e asgjësimin e PD.
Nuk është më një çështje që e kanë bërë miqtë e tij e ka bërë vetë ai. Ka folur drejtësia amerikane, SPAK duhet të flasë. Gjysma shqiptare e korruptimit duhet ti nënshtrohet drejtësisë në Shqipëri. SPAK të bëjë publik regjistrimin e hetimit. Mjafton një letër porosi e thjeshtë për drejtësinë amerikane që të marrë në dorë dokumentacionin. Këtë do ta ndjekim deri në fund”, tha ai.


Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit/ Kurti u shmanget komenteve për “Ramën”
Historia e plotë >


Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >



Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet


Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit/ Kurti u shmanget komenteve për “Ramën”
Historia e plotë >

