Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

SPAK merr nën hetim Rexh Byberin, kryebashkiaku i Tropojës ka shpërdoruar detyrën

SPAK merr nën hetim Rexh Byberin, kryebashkiaku i Tropojës ka

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë nën hetim kryebashkiakun e Tropojës, Rexh Byberin, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Nga hetimet e kryera nga SPAK rezulton se kryebashkiaku socialist ka dhënë leje ndërtimi në zona të mbrojtura në kundërshtim me ligjin.

Hetimi po zhvillohet mbi disa shkelje të kryera gjatë kohës që Byberi drejtonte komunën e Margegaj, nga e cila u dorëhoq në vitin 2015.

Bazuar në hetimet që për një kohe të gjatë i drejtoi prokuroria e Tropojës, edhe SPAK ka arritur në përfundimin se Byberi dha leje ndërtimi në shkelje të ligjit gjatë kohës që mbante detyrën e kryetarit të komunës Margegaj.

Abuzimi me lejet e ndërtimit vetëm maja e skandalit

Hetimi i SPAK rreth Byberit është fokusuar vetëm rreth abuzimit me lejet e ndërtimit, por kjo është vetem maja e “ajsbergut” të skandaleve në të cilat rezulton i përfshirë kryebashkiaku i Tropojës.

Pak kohë më parë, pas një investigimi me të dokumente dhe fakte konkrete, Gazeta SHQIP zbuloi se Byberi ka dhënë edhe tendera në konflikt të pastër interesi, duke shkelur ligjin.

Kryebashkiaku i ka dhënë tendera me vlerë miliarda lekë kushëririt të tij të parë, Bashkim Byberit, i cili është djali i xhaxhait të Rexh Byberit dhe pronar i firmës Vllaznimi shpk.

Byberi, miliarda lekë për kushëririn

Po cilët janë tre tenderat që Rexh Byberi i ka dhënë kushëririt  të tij në konflik të pastër interesi?

Sipas investigimit të bërë nga Gezeta SHQIP kemi të bëjmë me tre raste flagrante , me tendera me vlerë miliarda lekë. Përfituese e këtyre tenderave, njëri prej të cilëve më i madh edhe se buxheti i bashkisë, është firma Vllaznimi shpk.

Tenderi i parë: Me  5 nëntor të 2020, kryebashkiaku socialist rezulton se ka vepruar në konflikt interesi për firmën fituese Vllaznimi shpk për “Rikonstruksion i kanalit vaditës Ahmataj-Sopot, (Vepra e marrjes), Bashkia Tropojë”. Ky prokurim me tender në vlerën e 1 847 831 lekëve pa TVSH, u realizua në nëntor dhe është shpallur fitues Vllaznimi shpk që ka për pronar të vetëm, si dhe njëherësh administrator, Bashkim Byberin.

Tenderi i dytë: Sakaq mësohet se firma Vllaznimi shpk ka fituar edhe tenderin e për rikonstruksionin e Ujësjellësit Dushaj Epërm. “Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë VLLAZNIMI SHPK Adresa, Tropojë, B.Curri se oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme prej 1.120.911 lekë e identifikuar si oferta e suksesshme”, thuhet në Buletinin e APP-së.

Tenderi i tretë: Por Rexh Byberi nuk është mjaftuar, pasi i ka dhënë edhe një super tendër kushëririt të tij. Bashkia Tropojë ka publikuar në datë 6.10.2020 se ka hapur një procedurë prokurimi me vlerë 3.5 miliardë lekë pa TVSH  për ikonstruksionin e 5 segmenteve rrugore fshati që duhet të likuidohen për tre vitet e ardhshme me ndihmën e buxhetit në një kohë kur e gjithë shuma në dispozicion është shumë më e vogël.

Konkretisht bëhet fjalë për prokurimin publik në vlerën e 340 421 901 lekëve për rikonstruksionin e 5 segmenteve Rrugore fshati Gri, Bujan, Cerrnice, Tropoje(2). Fitues i këtij tenderi sipas vendimit të publikuar nga Agjencia e Prokurimit Publik janë bashkimi i këtyre firmave, që kryesohet nga Vllaznimi shpk, e cila zotërohet nga djali I xhaxhait të kryebashkiakut socialist. Për mundësuar fitimin  këtij tenderi u krijua një bashkim operatorësh Vllaznimi shpk me Florida shpk dhe 4 AM shpk. 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore