Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rriten kreditë me probleme! Ndikoi kriza e rritjes së fortë të çmimeve

Rriten kreditë me probleme! Ndikoi kriza e rritjes së fortë

Kreditë me probleme u rritën lehtë përgjatë nëntorit të vitit të kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se huatë me probleme arritën në 5.05% në fund të nëntorit, nga 5% që ishin në tetor të vitit që lamë pas. 

Ky zgjerim i huave me probleme këtë periudhë vjen pas 5 muaj radhazi rënie të vazhdueshme. Ndërkohë, në krahasim me nëntorin e vitit 2021, raporti i kredive me probleme është ulur me gati 1.15%.

Megjithatë, duke marrë në konsideratë krizat dhe goditjet e njëpasnjëshme që është përballuar ekonomia shqiptare të paktën në tre vitet e fundit, dukshëm ky tregues është i qëndrueshme dhe rezulton të jetë në nivelet më të ulëta historike.

Raporti i kredive me probleme në fakt i rezistoi edhe krizës së pandemisë ku asokohe Banka Qendrore si përgjigje nga ana e saj ndërmori edhe një masë për ristrukturimin e kësteve të kredive.

Deri më tani duket se efektet e këtyre krizave që kanë prekur jo pak bizneset dhe buxhetet e familjeve shqiptare nuk janë reflektuar në sistemin bankar, por mbetet për t’u parë nëse do të materializohen përgjatë vitit 2023 nisur edhe nga pasiguritë e mëdha që po shoqërojnë ekonominë.

Kjo duke marrë në konsideratë edhe rritjen e normave të interesit, por edhe presionet inflacioniste me rritjen masive të çmimeve, që edhe pse kanë shfaqur ngadalësim vijojnë të qëndrojnë të larta./ Top Channel

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore