Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Soreca mesazh Ramës, Bashës e Kryemadhit: Do mbani përgjegjësi morale dhe ligjore për listat

Soreca mesazh Ramës, Bashës e Kryemadhit: Do mbani

Ndërkombëtarët vijojnë të bëjnë apel ndaj partive politike për lista të pastra kandidatësh për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa ambasadorja Yuri Kim trokiti në derën e KQZ-së, duke u takuar me kryekomisionerin Celibashi, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka dhënë shfrytëzuar një takim të shoqërisë civile për të lëshuar “ultimatumin”.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca i ka dërguar një mesazh të qartë krerëve të partive politike në Shqipëri, kur na ndajnë edhe dy muaj nga zgjedhjet parlamentare.

Ashtu si SHBA, diplomati i BE kërkon që të kandidohen persona me integritet.

"Drejtuesit e partive kanë një përgjegjësi ligjore dhe morale për të siguruar listat e kandidatëve me standardet më të larta të integritetit.", shkruan Soreca në rrjetet sociale.

Më herët, gjatë një takimi me përfaqësues të shoqërisë civile Soreca tha se vendi meriton deputetë që do të mbështesin agjendën e reformave europiane për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

“Vendi meriton deputetë që do të mbështesin agjendën e reformave europiane për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Zgjedhjet janë të ndryshme në çdo shtet të Bashkimit Europian, por thelbi është që qytetarët vendosin bazuar tek oferta politike. Është edhe më e thjeshtë se kaq, ka të bëjë me vetë qytetarët, cilësinë e jetës së tyre, të ardhmen dhe aftësisë së tyre për të ndikuar tek ajo, përmes votës”, tha ai./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore