Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sondazhi/ Sa përqind e të anketuarve njohin programet e partive, krahasimi PS-PD-LSI

Sondazhi/ Sa përqind e të anketuarve njohin programet e partive,

Në sondazhin e tretë të IPSOS-Top Channel, zgjedhësit janë pyetur edhe për elementët e programit të tre partive më të mëdha në vendin tonë, PS, PD dhe LSI dhe përgjigjet e tyre janë tërësisht spontane.

Sa i përket përmendjes së të paktën një elementi nga programi i partive, 34% mund të përmendin një element të PS, 31% të PD dhe 9% të LSI. Nga të dhënat rezulton se një pjesë e madhe nuk njohin programin e LSI.

Po cilët janë elementët e programit të tre partive më të mëdha në vendin tonë, PS, PD dhe LSI që njohin qytetarët?

Programi i vaksinimit (20%), rindërtimi pas tërmetit (17%) dhe trajtimi i papunësisë (14%), tre prej temave më të komentuara nga kryeministri Edi Rama në daljet publike i ka ardhur në mendje të intervistuarve për programin e PS në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërsa 44% e të intervistuarve thonë se nuk mbajnë mend ose nuk dinë asnjë nga elementët e programit të PS-së.

Strategjia e taksimit (22%), trajtimi i papunësisë (18%) dhe rritja e rrogave (15%), të cilat janë përmendur shpesh nga kreu i opozitës Lulzim Basha janë tre prej elementëve të programit të PD që i vijnë në mendje të anketuarve.

Ndërsa 48% e të intervistuarve thonë se nuk mbajnë mend ose nuk dinë asnjë nga elementët e programit të PD-së.

Sondazhi/ Sa përqind e të anketuarve njohin programet e partive,Sondazhi/ Sa përqind e të anketuarve njohin programet e partive,Sondazhi/ Sa përqind e të anketuarve njohin programet e partive,

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore