Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sondazhi/ Qytetarët indiferentë për daljen e opozitës me dy lista në zgjedhje, 52%: Nuk na intereson

Sondazhi/ Qytetarët indiferentë për daljen e opozitës me dy

Dalja e opozitës (PD dhe LSI) me dy lista të ndryshme në zgjedhje, duket se nuk është shqetësim për qytetarët. Sipas sondazhit të gjigandit botëror IPSOS dhe Top Channel, 52% e qytetarëve të anketuar në 12 qarqet e Shqipërisë u përgjigjen se “nuk u intereson” skema e zgjedhur nga opozita, duke u treguar indiferentë.

22% e të anketuarve thanë se “do kishin preferuar një listë të vetme”, ndërsa 19% mendojnë se kanë bërë mirë që kanë dalur në dy lista.

8% e qytetarëve janë përgjigjur "nuk e di".

Sondazhi është kryer në periudhën 3 deri më 9 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç, ndërsa numri i të anketuarve është 1519. /Gazeta SHQIP

Sondazhi/ Qytetarët indiferentë për daljen e opozitës me dy

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore