Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sondazhi/ PS fiton 19 mandate në Tiranë, PD 16 mandate. Rënie drastike e LSI, surpriza Vetëvendosje

Sondazhi/ PS fiton 19 mandate në Tiranë, PD 16 mandate. Rënie

Sipas sondazhit të gjigandit botëror IPSOS dhe Top Channel për qarkun e Tiranës, 48.1% e qytetarëve do të votojnë për PS nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel.

E përkthyer në mandate deputeti, PS do të merrte 19 mandate, 1 më shumë se në 2017.

Nga ana tjetër, 42.6% do të votonin për koalicionin e PD, e përkthyer në 16 mandate. Siç shihet PD ka një rritje, konkretisht 5 mandate më shumë se në vitin 2017 ku kishte 11 mandate. 

LSI, sipas sondazhit pëson një rënie dramatike, me vetëm 3.4% të votave, ose 1 mandat, nga 5 që kishte në 2017.

Surpriza është Vetëvendosje, e cila është në kuotën 2.8%, shumë afër marrjes së mandatit.

Shihni tabelat për partitë e tjera./Gazeta SHQIP

Sondazhi/ PS fiton 19 mandate në Tiranë, PD 16 mandate. RënieSondazhi/ PS fiton 19 mandate në Tiranë, PD 16 mandate. Rënie

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore