
Sondazhi/ Problemet e mëdha, 58% mendojnë se qeveria po e bën punën mirë, 48% opozita po e bën punën keq
Në sondazhin e tretë të IPSOS-Top Channel, zgjedhësit kanë bërë edhe vlerësimin për punën e Partisë Socialiste për problemet me të cilat po përballet vendi ynë.
58% e të anketuarve mendojnë se qeveria po e bën mirë punën në trajtimin problemeve më të mëdha të Shqipërisë ndërsa 38% mendojnë se po e bën keq. Ndërsa 15% mendojnë se po e bëjnë mjaft keq dhe 23% mendojnë se po e bën shumë keq.
48% e të anketuarve mendojnë se opozita po e bën punën keq në trajtimin e problemeve, ndërsa 44% mendojnë se po e bën punën mirë. Ndërsa 23% mendojnë se po e bëjnë mjaft keq dhe 25% mendojnë se po e bën shumë keq.
Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e tretë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sondazhi është kryer në periudhën 29 deri më 31 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1513 të anketuarit i janë përgjigjur pyetjeve se cili lider apo parti do të donin që t’i drejtonte, si dhe për programin që kanë prezantuar tre forcat më të mëdha politike në vendin tonë.


FOTO/ Të shtëna me armë pranë një lokali në Elbasan, policia blindon qytetin
Historia e plotë >






Divani i Erdoganit trondit Parlamentin Europian
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Sondazhi në SHQIP/ A duhet të mbajnë përgjegjësi penale kontrollorët ajr...
Historia e plotë >
Basha rikthehet te “vija e kuqe”, mban premtimin e ri për Teatrin Kombët...
Historia e plotë >
“Ja sa gjyshe e gjyshër janë sot më të mbrojtur”, Manastirliu: Brenda muajit maj, 500 mijë të vaksinuar

A prishet agjërimi nëse merr vaksinën anti-Covid? Flasin mjekët myslimanë

Keni kaluar COVID-in dhe keni ende simptoma? Mjeku Skënder Brataj tregon si duhet të veproni
Zgjedhje 2021



Basha rikthehet te Teatri Kombëtar, Budina i dorëzon maketin e ish-godinës
Historia e plotë >
