Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sondazhi/ Përballja Rama-Basha, cili është lider më i aftë, më i fortë, më i besueshëm apo më i ndikuar nga grupet e interesit?

Sondazhi/ Përballja Rama-Basha, cili është lider më i

Sondazhi i kompanisë lider në botë IPSOS i organizuar në bashkëpunim me Top Channel, ka vendosur përballë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, lidhur me cilësitë e tyre, si liderë të fortë, të aftë dhe që kanë besimin e partisë.

62% e qytetarëve mendojnë se Edi Rama është një lider i fortë, ndërsa vetëm 32% mendojnë të njëjtën gjë për Lulzim Bashën. Sipas sondazhit, 55% e të anketuarve mendojnë se Rama është i aftë, ndërsa vetëm 37% mendojnë të njëjtën gjë për Bashën.

Lidhur me besimin e partive që drejtojnë, 55% mendojnë se Rama ka besimin e partisë, ndërsa vetëm 38% mendojnë të njëjtën gjë për Bashën.

Sipas sondazhit, 50% e të anketuarve mendojnë se Rama është i ndikuar nga grupet e interesit, ndërsa 44% mendojnë të njëjtën gjë për Bashën.

48% e të anketuarve mendojnë se Rama ka një vizion të qartë për Shqipërinë, kundrejt 37% që vlerësojnë Bashën.

Por a janë të besueshëm dy liderët?

44% e të anketuarve e konsiderojnë Ramën si të besueshëm, kundrejt 33% që mendojnë të njëjtën gjë për Bashën.

Sondazhi është kryer në periudhën 3 deri më 9 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 

Shihni përgjigjet e plota tek tabela e mëposhtme/Gazeta SHQIP

Sondazhi/ Përballja Rama-Basha, cili është lider më i

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore