Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sondazhi/ Nëse zgjedhjet do mbaheshin këtë të diel, 48.4% do votonin PS, 39.3% do votonin PD. Bie VV, rritet LSI

Sondazhi/ Nëse zgjedhjet do mbaheshin këtë të diel, 48.4% do

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, 48.4% e qytetarëve do të votonin Partinë Socialiste.

Referuar të dhënave të sondazhit të gjigandit IPSOS në bashkëpunim me Top Channel, 39.3% e qytetarëve janë shprehur se do të votonin Partinë Demokratike.

 Nga të dhënat rezulton se nga muaji mars në prill, PS ka pësuar zbritje nga 48.7% në 48.4% dhe PD ka zbritur nga 40.6% në 39.3%

Ndërsa duket se ka një rënie të besimit për Vetëvendosjen, pasi vetëm 0.8% e të anketuarve kanë deklaruar se do të votonin partinë e Albin Kurtit, nga 2.3% që ishin në mars.

"Surpriza" është LSI, e cila ka një rritje nga 4.6% në 5%. Edhe Nisma Thurje ka rritje nga 1 në 1.7%; PSD ka rritje nga 0.9 në 1.7% dhe Lëvizja për Ndryshim ka arritur në 1.6% nga 0.7% që ishte në muajin mars.

Kë duan kryeministër shqiptarët?

Referuar të dhënave të sondazhit, 45% do të donin që vendi të drejtohej nga Edi Rama në muajin prill, një rritje e ndjeshme nga muaji mars kur 39% donin të drejtoheshin nga Rama.

Përmirësim të dukshëm ka pasur edhe PD, e drejtuar nga Lulzim Basha, e cila është rritur nga 33 në 38%.

Si mendojnë qytetarët, kush i fiton zgjedhjet

Të intervistuarit janë pyetur edhe se cila prej partive politike mendojnë se do të fitonte zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pavarësisht se kë do të votonin.

Nga të dhënat rezulton se 48% mendojnë se fitoren e merr Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama. Duket se ka përmirësim të ndjeshëm për muajin prill ndërsa në mars, vetëm 42% mendonin se fitoren e merrte partia që qeveris aktualisht vendin.

Ndërsa koalicioni PD-AN i drejtuar nga Lulzim Basha është i dyti, por me përmirësim të ndjeshëm nga 27 në 32%.

Sa i përket LSI, ka pësuar zbritje nga 2 në 1%, partitë e tjera nga 1 në 2%. 15% janë asnjanës, ndërkohë që 2% refuzojnë të japin përgjigje./Gazeta SHQIP

Sondazhi/ Nëse zgjedhjet do mbaheshin këtë të diel, 48.4% doSondazhi/ Nëse zgjedhjet do mbaheshin këtë të diel, 48.4% do

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore