Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Sondazhi në SHQIP/ A duhet të mbajnë përgjegjësi penale kontrollorët ajror të Albcontrol?

Sondazhi në SHQIP/ A duhet të mbajnë përgjegjësi penale

Greva e kontrollorëve të Aeroportit të Rinasit krijoi kaos në vend, duke paralizuar transportin ajror. Mbi 65 kontrollorë pezulluan punën në aeroport, duke ndërprerë të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse në aeroport.

Kërkesa kryesore e kontrollorëve kishte të bënte me rikthimin e pagave në shumën fillestare, që është 4400 dollarë dhe që në pandemi u reduktua në 2500 dollarë, por gjithçka precipitoi kur disa nga kontrollorët e Rinasit refuzuan të vazhdojnë punën.

Edhe pse ata kërkuan që situata e tyre të mos politizohej, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta lëshuan akuza të ndërsjella, duke bërë me faj njëri-tjetrin për këtë situatë.

Aktualisht ka vijuar puna normalisht në aeroportin e Rinasit, ndërkohë për 3 prej tyre Gjykata vendosi sot, përkatësisht ‘arrest me burg’ për Armando Fezga e Mihun Mezini dhe ‘arrest shtëpie’ për Flora Ndrecën.

Në lidhje me këtë çështje të rëndësishme, Gazeta Shqip ka hapur një sondazh për lexuesit, ku mund të votoni: A duhet të mbajnë përgjegjësi penale kontrollorët ajror të Albcontrol?

Votoni duke klikuar përgjigjen në sondazhin e mëposhtëm.

Poll

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore