
Europe Elect nxjerr sondazhin/ LSI drejt shkrirjes, sa përqind pritet të fitojnë PD e PS dhe kush e formon qeverinë
Shqipëria tashmë është futur në ethet e fushatës elektorale, pasi na ndajnë vetëm pesë muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Ndërkohë që qytetarët duket se kanë projektuar edhe votën e tyre, ka nisur edhe publikimi i sondazheve të para, që parashikojnë një shpërbërje të LSI.
Europe Elect, organizata që merret me publikimin e sondazheve në lidhje me zgjedhjet që pritet të zhvillohen në vendet e Europës, ka publikuar një sondazh të Institutit italian Piepoli të realizuar në Shqipëri, më 8 dhjetor për llogari të Report TV. Sipas sondazhit Edi Rama fiton mandatin e tretë në qeveri, PD njeh një rritje të lehtë dhe LSI shkon në kufijtë e ekzistencës.
Sipas këtij sondazhi, nëse qytetarët do të shkonin të votonin sot, 56% e tyre do të votonin PS. Kjo do t’i jepte mandatin e tretë Edi Ramës, pasi sipas sondazhit PS del më mire se në 2017 ku mori 48,24% të votave.
Një rritje të lehtë njeh edhe PD, ku sipas sondazhit është në kufijtë e 32% të votave, një rritje me 3% krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të fundit.
Sondazhi parashikon edhe shkrirjen e LSI, pasi vetëm 3% e qytetarëve do të votonin partinë që drejtohet nga Monika Kryemadhi, e cila, 4 vite më parë ka marrë 14,28% të votave.
Siç mund ta shihni edhe në tabelën e mëposhtme të publikuar në twitter nga Europe Elect, LSI pëson një rënie drastike duke humbur rreth 11% të votuesve të saj në shkallë kombëtare, krahasuar me zgjedhjet e 2017.
Sipas sondazhit, LSI duhet të luftojë me PDIU për vendin e tretë në zgjedhje, pasi partia e drejtuar nga Shpëtim Idrizi është në kufijtë e 2%.
Në zgjedhjet e 25 prillit, opozita shqiptare shkon e perçarë, ndërsa në skenën politike janë shfaqur edhe disa subjekte të reja politike, që kanë lindur kryesisht nga PD-ja.
Europe Elects është themeluar në 2014 dhe është një platformë që sjell sondazhet dhe rezultatet e zgjedhjeve mund të arrihen në vendet e Europës.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Ekipi i Bashës në 12 qarqe: Riciklim i “njerëzve hije” të Berishës
Historia e plotë >






Çfarë do të ndodhë tani me Mike Pence?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kryebashkiaku i Tropojës bën autogol: Pas tenderit që i dha kushëririt, ...
Historia e plotë >
Ekipi i Bashës në 12 qarqe: Riciklim i “njerëzve hije” të Berishës
Historia e plotë >
Mbyllja e kufijve/ Covid pezullon dhe fluturimet, ambasada greke jep njoftimin e rëndësishëm: Shihemi pas...

Edhe Italia gjen vaksinën anti-COVID? Mjeku shqiptar jep detaje: Ja kur do të testohet për herë të parë

“Pasoja të habitshme…”/ Çfarë efekti pritet të sjellë Covid-19 në të ardhmen e afërt
Biznes

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >
