Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sondazhi i Top Channel dhe IPSOS/ 47% e shqiptarëve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar

Sondazhi i Top Channel dhe IPSOS/ 47% e shqiptarëve mendojnë se vendi

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, publikoi sonte në emisionin “Open” në Top Channel, sondazhin e dytë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sipas sondazhit, 47 % e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar, ndërsa 38% e të anketuarve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur. Përgjigjja është e njëjtë me muajin shkurt, ku u paraqit edhe sondazhi i parë.

Oliviero Marchese drejtori i Përgjithshëm i Kërkimeve Elektorale, IPSOS tha se mazhi i gabimit është 3%.

“Marzhi i gabimit në një përqindje është 3%. Kuptohet që ka një stabilitet absolut, kemi një qëndrueshmëri në tendencë. Është si puna e motit që është më e vështirë dhe opinioni publik është më i lëkundur dhe mund të jemi subjekt i gabimeve të ndryshme. Por të gjitha kërkimet që bëhen sondazhet mbeten mënyra më e mirë”, tha ai.

Sondazhi është kryer në periudhën 3 deri më 9 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç.

1519 të anketuarit i janë përgjigjur pyetjeve nëse Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur apo të gabuar, cilat janë problemet më të rëndësishme për të cilën të intervistuarit janë më shumë të interesuar në vend e që do të ndikonte në votën e tyre. /Gazeta SHQIP

Sondazhi i Top Channel dhe IPSOS/ 47% e shqiptarëve mendojnë se vendiSondazhi i Top Channel dhe IPSOS/ 47% e shqiptarëve mendojnë se vendiSondazhi i Top Channel dhe IPSOS/ 47% e shqiptarëve mendojnë se vendi

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore