Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sondazhi i IPSOS dhe Top Channel/ 55% e qytetarëve të kënaqur me Ramën për menaxhimin e pandemisë

Sondazhi i IPSOS dhe Top Channel/ 55% e qytetarëve të kënaqur me

Sipas një sondazhi të kompanisë prestigjioze botërore IPSOS në bashkëpunim me Top Channel, rezulton se 55% e të anketuarve e vlerësojnë pozitivisht punën e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë në menaxhimin e pandemisë.

Konkretisht, 36% e qytetarëve të anketuar e kanë vlerësuar "mjaft mirë" qeverinë dhe 19% "shumë mirë".

Ndërsa, 40% e të anketuarve kanë vlerësim negativ për punën e Ramës lidhur me menaxhimin e covid. 25% e të anketuarve e kanë vlerësuar "shumë keq" punën e Ramës dhe 15% "mjaft keq".

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” po paraqet sondazhin e dytë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sondazhi është kryer në periudhën 3 deri më 9 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. /Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore