Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sondazhi/ 48% e qytetarëve mendojnë se PS do të fitojë zgjedhjet e ardhshme, 32% PD, 1% LSI

Sondazhi/ 48% e qytetarëve mendojnë se PS do të fitojë

Rreth 48% e qytetarëve mendojnë se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do t’i fitojë Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama.

PS ka përmirësim të ndjeshëm për muajin prill, ndërsa në mars, vetëm 42% mendonin se fitoren e merrte partia që qeveris aktualisht vendin.

Sipas sondazhit të bërë nga gjigandi botëror IPSOS në bashkëpunim me Top Channel, rezulton se 32% e të anketuarve besojnë se do t'i fitojë zgjedhjet koalicioni  PD –AN.

LSI nuk ka besimin e qytetarëve sipas sondazhit, pasi vetëm 1% besojë se partia e Kryemadhit do të fitojë zgjedhjet.

Ndërkohë 15% e të anketuarve janë përgjigjur “Nuk e di”./Gazeta SHQIP

Sondazhi/ 48% e qytetarëve mendojnë se PS do të fitojë

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore