Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sondazhi/ 45% e shqiptarëve do të donin që të drejtoheshin nga Edi Rama, 38% nga Lulzim Basha

Sondazhi/ 45% e shqiptarëve do të donin që të drejtoheshin

Në sondazhin e tretë të IPSOS-Top Channel, zgjedhësit janë pyetur se nga kush do të donin që të drejtohej vendi.

Referuar të dhënave, 45% do të donin që vendi të drejtohej nga Edi Rama në muajin prill, një rritje e ndjeshme nga muaji mars kur 39% donin të drejtoheshin nga Rama.

Përmirësim të dukshëm ka pasur edhe PD, e drejtuar nga Lulzim Basha e cila është rritur nga 33 në 38%.

Nga të dhënat e sondazhit rezulton se qytetarët njohin më shumë emrat që garojnë në listën e PS. Më konkretisht, 53% njohin kandidatët e PS, 50% njohin kandidatët e PD dhe 27% njohin kandidatët e LSI.

Nga ana tjetër rezulton se 44% nuk njohin kandidatët e PS, 47% nuk njohin e PD dhe 70% nuk njohin kandidatët e LSI./Gazeta SHQIP

Sondazhi/ 45% e shqiptarëve do të donin që të drejtoheshinSondazhi/ 45% e shqiptarëve do të donin që të drejtoheshin

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore