Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sondazhi/ 39% e shqiptarëve duan Ramën si kryeministër, Basha rritet me 4 pikë

Sondazhi/ 39% e shqiptarëve duan Ramën si kryeministër, Basha

Tiranë - 39% e qytetarëve do të donin që të qeveriseshin sërish nga kryeministri Edi Rama. Ky është rezultati i sondazhit të dytë të organizuar nga kompania lider në botë IPSOS në bashkëpunim me Top Channel, rezultat që është i njëjtë si në muajin mars.

Surpriza është se ka një rritje të numrit të shqiptarëve që duan që të drejtohen nga Lulzim Basha si kryeministër. Në sondazhin e parë të muajit shkurt, 29% e shqiptarëve thanë se duan Bashën kryeministër, por në sondazhin e dytë, kjo shifër ka shkuar në 33%.

Gjithsesi, kryeministri kryeson me 6% diferencë, çka tregon sipas sondazhit që gëzon më shumë besim tek shqiptarët se lideri i opozitës.

20% e të anketuarve janë përgjigjur “nuk e di”, një shifër që mund të përmbysë raportët. /Gazeta SHQIP

Sondazhi/ 39% e shqiptarëve duan Ramën si kryeministër, Basha

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore