Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Socialistët rrëzojnë kërkesën për hetimin e rastit "Bechetti", miratohet ngritja e Komisionit Hetimor për 25 prillin

Socialistët rrëzojnë kërkesën për hetimin e rastit

Ashtu siç edhe u paralajmërua më herët gjatë seancës parlamentare, maxhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për rastin "Bechetti".

Kërkesa e opozitës mori 77 vota kundër dhe 43 pro, duke mos marrë kështu votat e nevojshme për miratim.

Sipas raportimeve, Shqipëria ka humbur gjyqin në arbitrazh ndaj biznesmenit italian, Fracesco Becchetti dhe do i paguajë 120 milionë euro

Nga ana tjetër, Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Komisioni që do të drejtohet nga opozita u votua me 120 vota pro.

Mazhoranca ka rrëzuar gjithashtu edhe dy dekretet e Presidentit Meta për rishikimin e Buxhetit 2021 dhe ligjin për të “Huajt”./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore