Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

S’ndalen aksidentet tragjike në vend/ 58-vjeçarin e përplas betonierja, e reja humb jetën në kanal, la pas një fëmijë të vogël

S’ndalen aksidentet tragjike në vend/ 58-vjeçarin e

Të tjerë aksidente me vdekje në vend! Një ditë pas aksidentit tragjik tek mbikalimi i Saukut, ku tre të rinj humbën jetën, janë regjistruar dy ngjarje të rënda. 58-vjeçari ka gjetur vdekjen teksa po udhëtonte me biçikletë, pasi u përplas nga një betoniere. Drejtuesi i betonieres, Petrit Pashaj është shoqëruar në komisariat.

Ndërsa një 30-vjeçare ka humbur jetën në Kavajë, pasi është aksidentuar teksa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e saj. Për shkak të shpejtësisë, ajo ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal.

“Më datë 10.03.2023, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë, shtetasja R. C., 30 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje,”- njofton policia.

Cara ishte e martuar dhe kishte një fëmijë të vogël.



Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore