Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Snajperi i fshehur në një furgon/ DETAJET nga atentati në Durrës, i riu u qëllua sapo zbriti nga makina

Snajperi i fshehur në një furgon/ DETAJET nga atentati në

Mesditën e djeshme në plazhin e Durrësit ka dështuar një atentat me armë zjarri ndaj një personi me iniciale A.N. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së quajtur “Rrota e kuqe.” Mësohet se është qëlluar me snajper nga brenda një furgoni sapo shënjestra ka dalë nga automjeti i blinduar G-Class.

A.N (shënjestra e atentatit) ka shpëtuar, ndërsa plumbi ka përshkruar një tjetër automjet me targa të huaja (maqedonase) që ishte i parkuar aty pranë. Ngjarja nuk është raportuar edhe pse në vendin e ngjarjes kanë qenë më shumë se 100 forca policie.

SI NDODHI NGJARJA?

Të tjera detaje janë zbuluar nga atentati që dështoi mesditën e djeshme në zonën e plazhit në Durrës. Shënjestra e atentatit, me iniciale A.N ka qenë duke lëvizur në këtë zonë në momentin që është qëlluar më një plumb nga një armë që dyshohet se ka qenë snajper.

Dyshohet se kemi të bëjmë një atentat të mirë-organizuar. Mësohet se plumbi nuk ka kapur shënjestrën, pasi ka përfunduar në një automjet që lëvizte në këtë zonë, me targa të Maqedonisë së Veriut.

ÇFARË THA SHËNJESTRA PARA HETUESVE?

Para hetuesve, personi me iniciale A.N ka deklaruar ka se dyshime që të jetë qëlluar nga një furgon, i cili ka qenë duke lëvizur në anën tjetër të rrugës.

Prokuroria dhe Policia ka kryer disa veprime hetimore lidhur me këtë ngjarje të rëndë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat sigurisë së zonës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore