
Snajper, shotgan e plumba/ Dalin PAMJET brenda Range Rover-it luksoz të Selman Lajçit në Portin e Durrësit (VIDEO)
Selman Lajçi u arrestua pasi tentoi të fuste në Shqipëri arsenal armësh.
53-vjeçari nga Kosova u kap në Portin e Durrësit pas kontrollit të autoriteteve, ku u gjetën, shotgan, pushkë tip snajper, pistoletë e fishekë.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj bëri me dije se i arrestuari, ka mbërritur ditën e djeshme në Shqipëri, dhe vinte nga Italia.
Operacioni nga Policia Kufitare e Portit Durrës, në bashkëpunim me Strukturat Hetimore të DVP Durrës, dhe autoritetet doganore të Portit.
Operacioni i zhvilluar mbi bazën e inteligjencës informative dhe analizës së riskut.
Sekuestrohen një armë zjarri snajper, një pistoletë, një armë gjahu dhe municion luftarak.
Vihet në pranga 53 vjeçari, i cili udhëtonte nga Italia në drejtim të Kosovës.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, bazuar në analizën e rriskut dhe inteligjencën informative për një shtetas që kishte me vete armë zjarri dhe do të hynte në Shqipëri, organizuan dhe finalizuan, në bashkëpunim me Strukturat Hetimore të DVP Durrës, dhe autoritetet doganore, operacionin policor të koduar “Snajperi”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. L., 53 vjeç, banues në Zvicër.
Shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë në hyrje të RSH, 53 vjeçarin së bashku me automjetin e tij tip “Land Rover” dhe gjatë kontrollit, Policia gjeti të fshehura, në brendësi të makinës një armë zjarri pistoletë, një snajper, një armë gjahu, 1367 copë fishekë luftarak dhe 800 copë fishekë për armë gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >



Bie sërish çmimi i naftës, me sa do të tregtohen karburantet
Historia e plotë >



Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




