Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Skënder Brataj shpjegon rastet e vdekjeve të personave me dy doza (VIDEO)

Skënder Brataj shpjegon rastet e vdekjeve të personave me dy doza

Anëtari i Komitetit Teknik Dr. Skënder Brataj e vlerëson shumë kritike situatën e Covid 19 për shkak të dezinformimit të qytetarëve nga rrjete sociale apo nga persona jo profesionistë, të cilët po ndikojnë tek qytetarët e prekur nga covid që të mos kërkojnë ndihmë mjekësore dhe të mos vaksinohen.

Por në fakt këto ditë kemi pasur humbje jete të personave të vaksinuar me dy doza .

“Është një moment shumë kritik për arsye të informacionit të shumtë që vjen nga të gjitha anët dhe sidomos për interpretimin e tij. Por që të kesh një bilanc të tillë me 1115 vizita vetëm Covid dhe 984 telefonata, është se dizinformimi është shumë i dëmshëm. Ka shumë të sëmurë në banesa që nuk kërkojnë ndihmë mjekësore sepse janë ende me idenë që virusi nuk ekziston. Vaksina nuk të shpëton. Vaksina nuk të mbron 100%. Nuk do të thotë që po e bëre nuk infektohesh dhe nuk humbet jetën. Të mbron. Fakti që në këtë moment kemi më shumë mosha të reja të infektuar, do të thotë se nuk janë vaksinuar,”- tha ai.

Në spitalet covid po trajtohen 175 qytetarë dhe  ka nga ata në gjendje të rëndë shëndetësore .

Dr. Brataj u bën thirrje qytetarëve të informohen, por të ndjekin institucionet shëndetësore ndërkombëtare  me informacionet që shpërndahen dhe mjekët profesionistë./Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore