Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Skenari/ Berisha mban Kuvendin në stadiumin Air Albania, Hoxha: Një referendum para 18 dhjetorit

Skenari/ Berisha mban Kuvendin në stadiumin Air Albania, Hoxha: Një

Indrit Hoxha, i ftuar në emisionin Breking në Top News ka zbuluar se Kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha do të mbahet në stadiumin Air Albania.

Kjo mësohet se është lëvizja e Berishës, që justifikohet me faktin se janë shumë delegatë dhe që në thelb synon ta kthejë në një mbështetje popullore.

"Do të mbahet në Air Albania, po mendohet dhe diskutohet dhe me shumë mundësi do të mbahet në Air Albania", tha Hoxha në emisionin Breaking.

Pas mbajtjes së këtij Kuvendi, Hoxha theksoi se Berisha do të dalë sërish në bazë, për të organizuar 71 foltore të tjera në të gjithë Shqipërinë. Ai e lidh këtë me pjesën e riorganizimin e PD-së.

Ndërsa ka zbuluar se përpara datës 18 dhjetorit, datës së thirrur nga Basha për Kuvendin e PD-së, Berisha do të organizojë një referendum. Nuk dihet se pse ndërmerret një referendum  tillë, do të ketë ndonjë vendim për mos përjashtim të Berishës nga grupi i PD-së, apo për të legalizuar shkarkimin e Bashës nga posti i kryetarit.  Kjo pasi në rendin e ditës së Kuvendit të 11 dhjetorit është parashikuar votimi për shkarkimin e Bashës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore