Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Skandali! Ministria i bën 'publicitet' kanabisit që rritet në serat bujqësore të shtetit? (VIDEO)

Skandali! Ministria i bën 'publicitet' kanabisit që rritet

Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje, që ka si fokus të punës së saj, indentifikimin, testimin, përshtatjen dhe futjen e praktikave të reja bujqësore, duket se përveç aktivitetit bujqësor kultivon edhe kanabis sativa.

Skandali është zbuluar rastësisht, pas publikimit të një videoje nga ministria e Bujqësisë, ku shihet se mes domateve rriten edhe disa bimë, të ngjashme me kanabis sativa.

Pretendimet se mbjellja e kanabisit, mund të jetë bërë për “arsye shkencore”, do të binin menjëherë, pasi pjesa ku tregohet bima narkotike është fshirë nga ministria, pas zbulimit të skandalit.

Siç shihet, video është hedhur në faqen zyrtare të ministrisë së Bujqësisë bashkë me bimën narkotike, e cila fillimisht i ka shpëtuar “syrit” të autoriteteve.

(Shih videon, sekonda e 38-të)


Ajo është fshirë më pas, për t’u publikuar sërish pa pjesën ku shihet "miniplantacioni" me kanabis, mes parcelës me domate.

Lufta ndaj kanabisit është një prioritet kombëtar, por një rast i tillë i përball institucionet më një skandal të përmasave të mëdha.

Përveç faktit se kanabisi mbillet mes serave në qendra të banuara, tashmë ky aktivitet zhvillohet edhe në hapësira që menaxhohen nga shteti, ndërsa ministria i bën edhe “publicitet”./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore