Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Skandali me tenderin e Uniformave të Policisë/ SPAK merr në pyetje ish-drejtoreshën e Prokurimeve: Kam zbatuar...

Skandali me tenderin e Uniformave të Policisë/ SPAK merr në

Flutura Cekrezi, e cila më herët mbante detyrën e drejtueses së njësisë së prokurimit në Ministrinë e Brendshme dhe është duke vuajtur masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për skandalin me tenderin e uniformave të policisë, ditën e sotme është marrë në pyetje nga SPAK.

Mësohet se Cekrezi ka thënë se çmimet janë caktuar nga Policia e Shtetit. “Kemi zbatuar vetëm ligjin dhe të gjitha specifikimet dhe çmimet i ka caktuar Policia e Shtetit. Shkresa 55 e tregon këtë gjë. Autoriteti kontraktor e ka patur detyrë specifikimin teknik dhe vendosjen e fondit limit, pra policia e ka këtë përgjegjësi jo ne”, mësohet të ketë thënë Cekrezi.

Burime të gazetares Anila Hoxhës pranë SPAK bënë me dije se Cekrezi u pyet në vazhdën e pretendimeve të të arrestuarve që akuzojnë dhe ja vënë përgjegjësinë policisë për tenderin e uniformave./ Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore