Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Skandali me ilaçet me rimbursim, favorizohen kompani farmaceutike

Skandali me ilaçet me rimbursim, favorizohen kompani farmaceutike

Fondi i Sigurimit të kujdesit shëndetësor u ka dërguar të gjithë farmacive që kanë kontratë me të udhëzim për rimbursimin e barnave me të cilat mjekohen pacientët covid.

Në banesë, por në shkelje të ligjit të konkurrencës Fondi udhëzon të rimbursohen barna me emra të kompanive dhe depove farmaceutike duke favorizuar disa e duke përjashtuar disa të tjera.

Udhëzimi i Fondit është korrekt deri në piken tre ku sqaron se rimbursohen barnat sipas principit aktiv. Por në pikën 4 Fondi, institucioni përgjegjes për rimbursimin i sugjeron farmacitë se duhet të japin me rimbursim vetëm antibiotikët e një kompanie përshembull Levofloxacin të kompanisë të një kompanisë sllovene apo Vitamin c ku i tregon të shkruar se të cilës depo farmaceutike ndërkohë që ka edhe depo të tjera farmaceutike që e disponojnë vitaminë c.

Madje në pikën 4 të udhëzimit FSDKSh e përforcon kur thotë se farmacia dakortëson me pacientin elementët e recetës që janë në skemën e rimbursimit ndërsa për suplementet që janë jashtë listës së përhershme të rimbursimit do të jepen sipas formatit në pikën 4.

Në librin e barnave të rimbursueshme Fondi rimburson për një barnë alternative ku të parin e rimburson plotësisht ndërsa i dyti është me bashkë pagesë ku 50 % i paguan fondi dhe 50 % i paguan qytetari. Në këtë rast nuk ka funksionuar kjo logjikë duke favorizuar disa kompani./ Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore