
Skandali i sanitares në COVID2/ Rama sherr me komentuesit: Duro të vijë 25 prilli! Mos i fusni të gjithë në...
Kryeministri Edi Rama është përplasur sot me ndjekësit e tij në ‘Facebook’ ku në foks të diskutimeve të tyre kanë qenë akuzat e qytetarëve për trajtimin e të sëmurëve me COVID nëpër spitale.
Pas skandalit në spitalin COVID2 ku sanitarja Tire Alldervishaj mashtroi familjaren e një pacienteje duke u hequr si infermiere, komentuesit kanë "kryqëzuar" kryeministrin Rama.
Një komentues replikon me Ramën në videon ku ky i fundit ka publikuar nga vizita në depon e ilaçeve në QSUT. Komentuesi shkruan se "Ti mund të kesh 10 depo të tilla, por me ato që po dëgjojmë gjynah për familjaret e shtruar".
Ndërkohë që Rama ia kthen duke shkruar se; “mos degjo po shiko, se me te degjuar behesh per gjynah edhe ti qe degjon!”.
Ndërkohë, një tjetër qytetar i shkruan Ramës se nuk janë rimbursuar për ilaçet e covid, madje ka paguar infermerët dhe mjekët nën dorë.
“Po ne qe e kemi me te provuar e faktuar, kupona tatimore te gjith ilaceve e vizitave qe kemi blere/bere per nje person te semure nga covidi,apo leket dhen mjekeve edhe infermiereve ti mund te thuash cte duash zoteri i dashur por ne qe e kemi provuar ne kurriz sna e shet dot sapunin per djath”, shkruan qytetari.
Po ashtu Rama i kthehet flakë për flakë qytetarit, duke shtuar se jo te gjithe mjeket dhe infermieret duhet te futen ne nje thes.
“E para nuk fola per kupona edhe pse per te semuret nga Covidi e kemi perseritur njemije here qe kur trajtohen ne shtepi, duhet te marrin receten vetem nga mjeku i familjes dhe te qendrojne tek dy paketat baze qe rimbursohen 100% nga shteti, sepse perndryshe shpenzojne pa qene nevoja dhe marrin ilace qe mund t’iu bejne edhe dem! Ndersa per leket qe i paske dhene mjekeve e infermiereve nuk e di se s’kam asnje prove per kete, por nuk besoj se ke paguar gjithe mjeket e infermieret e Shqiperise qe i fyen, duke i futur te tere ne nje thes!”, shkruan Rama.
Madje ai shton më tej se; “Ne fakt jo, sepse une nuk fle gjume po i shoh nga afer vete te gjitha dhe qe njerezit nuk jane budallenj kjo as nuk diskutohet, prandaj duro te vije 25 prilli e do t’i degjojme bashkarisht cfare mendojne!”.
Tire Alldervishi sanitarja që u hoq si infermiere e ‘Shefqet Ndroqit’ dhe i mori vajzës së një pacienteje me koronavirus para për ti shërbyer është vënë në prangat e policisë.





Automjeti përplas efektiven e policisë në Tiranë
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Koronavirusi/ A po e bëjnë mutacionet virusin më infektues?

Publikohet video/ Si do hyjnë dhe do dalin nxënësit nga shkollat

Pranimi i simboleve kombëtare shqiptare në Malin e Zi, Faik Nika: Kemi 30 vite që e kërkojmë, presioni...
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
