Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Skandali i rrjedhjes së pagave/ Shoqata: Nuk janë përmbarues, por mashtrues, ja firmat e tyre në QKB

Skandali i rrjedhjes së pagave/ Shoqata: Nuk janë përmbarues, por

"Sqarojmë mediat bashkë me opinionin publik se dy personat që blenë dhe përdorën të dhënat e shqiptarëve, përkatësisht Endri Ikonomi dhe Klodian Sota nuk janë përmbarues dhe nuk kanë qenë kurrë të tillë".

Ky është reagimi i Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, pas nxjerrjes së lajmes se dy të arrestuarit për skandalin e publikimit të pagave, konkretisht Endri Konomii dhe Klodian Sota janë punonjës të zyrave të Përmbarimit.

Sipas tyre, dy personat punojnë në fushën e mashtrimit dhe se kompanitë private janë të palicencuara dhe mbledhin borxhe duke mashtruar.
Më tej shoqata i bën thirrje Prokurorisë të mos flejë mbi denoncimet e tyre.

DEKLARATA E PLOTË

NUK JANË PËRMBARUES JANË MASHTRUES
Informojmë dhe sqarojmë mediat bashkë me opinionin publik se dy personat që blenë dhe përdorën të dhënat e shqiptarëve, përkatësisht Endri Ikonomi dhe Klodian Sota nuk janë përmbarues dhe nuk kanë qenë kurrë të tillë.
Kryeprokurorja e Tiranës sot u shpreh se “këta dy persona punojnë në fushën e përmbarimit”, por në fakt të dy punojnë në fushën e MASHTRIMIT:
I pari ka krijuar “PRO 3VT” sh.p.k. – Institucion financiar mikrokredie;
I dyti “SMART COLLECTION” sh.p.k. – Kompani “Mbledhje detyrimesh/kredish të këqija për bankat e nivelit të dytë dhe të trete...”.
Të dyja kompanitë në mashtrim të ligjit dhe qytetarëve, pa asnjë lloj licence për këto aktivitete, janë regjistruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit dhe lejuar nga Banka e Shqipërisë.
Akuzojmë publikisht titullarët e këtyre dy institucioneve për lejimin e tyre, ashtu si të dhjetëra të tjerave që ne i kemi denoncuar disa herë si “Baraka Financiare”, të cilat mbledhin borxhe nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit.
Kemi denoncuar pa reshtur fenomenin e bërjes së “përmbarimit” me telefonata dhe shkresa mashtruese, që s’kanë asnjë lidhje me shërbimin përmbarimor shtetëror apo privat, por vetëm me këta blerës të paskrupullt të borxheve të qytetarëve dhe databazave shtetërore.
Shteti me gjithë organe ligjzbatuese prej vitesh ka heshtur!
Ashtu si janë blerë borxhet e shqiptarëve për dy lekë, po për aq pak sot pamë se janë blerë edhe instrumentet për t’i shantazhuar ata, adresat, numrat e telefonit, të dhënat e gjendjes civile, mjeteve motorike etj.
Dhoma e Përmbaruesve i bën thirrje Prokurorisë së Shtetit të mos “flejë” mbi çështjet e denoncuara prej dy vitesh nga Ministria e Drejtësisë dhe prej disa muajsh nga përmbaruesit.
Databazat e shtetit shqiptar janë blerë për të mashtruar dhe shantazhuar publikun dhe ky duhet të ishte hetim i përfunduar prej kohësh…

Skandali i rrjedhjes së pagave/ Shoqata: Nuk janë përmbarues, por

Skandali i rrjedhjes së pagave/ Shoqata: Nuk janë përmbarues, por

Skandali i rrjedhjes së pagave/ Shoqata: Nuk janë përmbarues, por

Skandali i rrjedhjes së pagave/ Shoqata: Nuk janë përmbarues, por

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore