Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Skandali i McGonigal që tronditi politikën, reagon për herë të parë Lulzim Basha! Çfarë mesazhi të fortë dha?

Skandali i McGonigal që tronditi politikën, reagon për herë

Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme për herë të parë lidhur me skandalin me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në "Twitter",  Basha shkruan se e drejta vonon por nuk harron.

“E drejta vonon por nuk harron! Me SHBA në krah Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive për shqiptarët”, shkruan Basha.

Kujtojmë se arrestimi i ish-zyrtarit të FBI Charles McGonigal në SHBA dhe zbulimi se ai ishte takuar disa herë me kryeministrin  e Shqipërisë u pasua me akuza nga opozita se Rama ka lobuar pranë zyrtarit të lartë të kundërzbulimit amerikan për të lobuar kundër opozitës në Shqipëri, në atë kohë e drejtuar nga Lulzim Basha lidhur me të ashtuquajturën çështje të financimit rus.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore