Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Skandali i gjinekologut, kryente marrëdhënie seksuale me gratë për t'u "shëruar infeksionin". Gazetari e kap mat (FOTO)

Skandali i gjinekologut, kryente marrëdhënie seksuale me gratë

ITALI - Një doktor italian që nisi të njihej ndryshe si “Dr. Flauti Magjik” është demaskuar si mashtrues pas prendimeve se ofronte të bënte seks me pacientet femra për t’i “kuruar” nga virusi kancerogjen.

Dr. Giovanni Miniello, 60 vjeçari gjinekolog në qytezën jugore të Bari, i tha një gruaje 33-vjecare se ishte infektuar me papiloma-virus, sëmundja seksualisht e transmetueshme që mund të shkaktojë kancer, megjithse testi i saj ishte negativ, raproton rrjeti Newsflash.

“Kam shëruar shumë gra nga kanceri. Të gjitha ato me të cilat kam pasur kontakt, më pas rezultuan negative,” i kishte thënë doktori gruas.

Por pacientja — e identifikuar vetëm si Anna Maria — vendosi të kontaktonte të përditshmen vendase  La Repubblica, duke thënë se Miniello e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme në gjoks dhe i kishte thënë se i pëlqejnë “gratë që i kanë të vogla”.

Ajo tregon më tej se u shokua kur ai i propozoi të bënin seks, kur i kërkoi rezultatin e testit Pap për virusin.

Prandaj gruaja kontaktoi më tej me programin investigativ  “Le lene,” të cilët pajtuan një aktore për të shkuar te doktori problematik, si paciente e rreme.

Skandali i gjinekologut, kryente marrëdhënie seksuale me gratë

Miniello i kishte thënë asaj se kishte “pika të badha” në zonën gjenitale që tregonin për prezencën e virusit HPV. Më pas ai i ofroi të bënte seks me të duke pretenduar se do t’i jepte gruas imunitet, pasi ishte vaksinuar për virusin.

Kur aktorja i kërkoi doktorit mbrojtje gjatë “marrëdhënies seksuale” ai iu përgjigj se prezervativi nuk do t’i lejonte asaj “kalimin e anti-trupave” të tij.

Pak para se doktori të bënte seks me aktoren, një gazetar hyn papritur në studio duke kapur doktorin gjysmë të zhveshur, teksa ky i fundit i thotë: “Këtë e bëj për studimet e mia — ashtu si dhe për njerëzit e tjerë që kam shpëtuar.”

Pas akuzave avokati i Miniello tha: “Unë që kam trajtuar qindra gra për disa dekada … kam propozuar një alternativë që ka dhënë rezultate”.

Skandali i gjinekologut, kryente marrëdhënie seksuale me gratë

Ai shtonte se nuk kishte detyruar kurrë gratë të bënin seks me të.

Pas ekspozimit televiziv të mashtruesit, 15 gra të tjera kanë denoncuar abuzimin e tij me “kurën e mrekullueshme të seksit”.

Prokuroria punblike e Barit ka hapur një hetim për çështjen./TCH

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore